GJIROKASTER- Kontrollet kundër informalitetit në tregun e punës do të intensifikohen dhe do të forcohen masat ndaj shkelësve të ligjit. Gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër, kreu i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli tha se do të ketë forcim të masave ndaj informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.
Sipas Yllit, synohet një bashkëpunim me të gjitha ato biznese që rezultojnë korrekte në zbatimin e ligjit.
Duke u ndalur tek regjistrimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore, kreu i Inspektoriatit të Punës tha se ka patur një rritje të ndërgjegjësimit të bizneseve në këtë drejtim.
Ndërkaq, Ylli u shpreh se “çdo inspektor pune të të jetë pranë çdo punonjësi për të mbrojtur të drejtat e tyre të ligjshme”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com