Gjirokastër/1 tjetër këshilltar i LSI
i bashkohet PS,1 anëtar ndan forcat

Gjirokastër/1 tjetër këshilltar i LSI<br />i bashkohet PS,1 anëtar ndan forcat<br /><br>
Pasi një këshilltar i LSi dhe një PDIU-së kishin deklaruar së i ishin bashkuar Partisë Socialiste në Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës më 2 mars, duket se tashmë edhe një tjetër këshilltar i LSI-së ka ndjekur veprimin e tyre.

Në fakt Adrian Hyskës nga LSI dhe Selaudin Moshos nga PDIU, i është bashkuar edhe Arben Rexhaj po nga radhët e LSI.

Në një reagim të tyrin gjatë ditës së sotme anëtarët e këshillit bashkiak janë shprehur se janë zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive, ndaj është e drejta e tyre që të zgjedhin forcën politike që vërtet i lë hapësirë për të dhënë kontributin e tyre.

Dy këshilltarët kanë hedhur akuza edhe ndaj PD, duke theksuar se më këtë forcë politike nuk ka asgjë çfarë e bashkon, pasi ndaj PD tashmë rëndon edhe një fakt i rënde, se me financime okulte ruse ka tentuar të krijojnë trazira dhe të dëmtojë Shqipërinë.

Me aleancën PD-LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira. Besoj se kjo turpëron edhe kolegët e tjerë demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës dhe gjithë mbështetësit e PD-së. Lulzim Basha duhet të shkojë përpara drejtësisë për këtë aferë të rëndë kundër Shqipërisë, ndërsa LSI-ja mund të vazhdojë t’i qëndrojë nga pas duke rikonfirmuar sërish se ka qenë dhe mbetet parti tepsie dhe që s’i intereson asgjë tjetër veç pushtetit”, thanë në qendrimin e tyre para opinionit publik këshilltarët.

Pavarësisht këtyre lëvizjeve, PD dhe LSI vazhdojnë të kenë shumicën me 16 anëtarë në Këshillin Bashkiak, ndërkohë që PS ka 15.

gjirokaster
(Këshilltarët e LSI dhe PDIU që i janë bashkuar PS)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset