Gjirokastër/ 28-vjeçari arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali! Trafikoi kokainë e kanabis në 4 vende të Europës

Gjirokastër/ 28-vjeçari arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali! Trafikoi kokainë e kanabis në 4 vende të Europës

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar i identifikuar si Odise Leka ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

I riu, banues në Memaliaj është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Leka dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive