Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas vdekjes së një 64-vjeçari ditën e djeshme në lagjen “Varosh”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e punës, ku Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal, ishte duke kryer punime në katin e dytë të një banese. Gjatë punës, ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka humbur jetën në vend.

Sipas policisë, Jani Fuli kishte angazhuar 64-vjeçarin për të kryer punime në banesën e djalit të tij, ku ndodhi edhe aksidenti fatal, ndërsa dyshohet se mungesa e kushteve të sigurisë në punë ka sjellë pasojat tragjike.

Pas veprimeve të para hetimore, materialet i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme.