Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në kthesën e Viroit, pranë Gjirokastrës, ku janë përplasur një mikrobuz me turistë dhe një automjet tip Audi.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Burime bëjnë me dije se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në të dy automjetet, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të dukshme si në mikrobuz, ashtu edhe në automjetin Audi.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Komente






