Gjirokastër/ Arrestohen 2 persona, i kërkuan 2000 euro një 40-vjeçareje për t'i fshirë foto intime nga TikTok-u

Në Gjirokastër, ka përfunduar operacioni policor i koduar "Profili", ku janë arrestuar dy shtetas, A. Xh., 45 vjeç, dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u arrestuan për veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim.

'Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim.', njofton policia.

Hetimet treguan se këta dy shtetas kanosën një 40-vjeçare, duke i kërkuar 2000 euro në këmbim të fshirjes së disa fotografive intime të saj nga rrjeti social "TikTok".

'Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social "Tik Tok".', vijon më tej njoftimi i policisë.

Pas arrestimit, materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë