GJIROKASTËR - Policia e qytetit të Gjirokastrës ka mundur të arrestojë 26-vjeçarin  Vasil Kafarani,  pasi nën efektin e lëndëve narkotike ka hyrë me forcë në 4 banesa për të vjedhur.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 31 gusht 2014, ky shtetas nën efektin e lëndëve narkotike ka hyrë në katër banesa, ku vetëm në njërën banesë ka mundur të vjedhë 20.000 lekë.

Ndërsa në tre banesat e tjera pasi është diktuar nga të zotet e banesave.

Patrullat e Përgjithshme dhe specialistët e krimeve në komisariatin e policisë Gjirokastër pas marrjes së njoftimit kanë organizuar punën dhe rreth orës 05:00 kanë bërë kapjen e arrestimin e tij, për veprën penale të vjedhjes.
Bëhet e ditur se 26-vjeçari Vasil Kafarani, ka qenë i dënuar edhe 2 herë më parë për vjedhje.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)