GJIROKASTËR- Një 27-vjeçar i kërkuar prej 6 vitesh për armëbajtje pa leje është vetëdorëzuar në polic. Specialistët për  Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të  Urdhrit të Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e  shtetasit Enrik Skënderi, 27 vjeç,  banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Sipas vendimit të datës 21.05.2019,që i jepte dënimin 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave  penale, "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal  dhe "Armëmbajtje pa leje". 

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.