Një 61 vjeçar është ndaluar në Gjirokastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura. Të miturat janë të të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe”, thotë policia.
Nuk ka ende detaje mbi këtë ngjarje. Rastet e abuzimeve skesuale me të mitura janë mjaft shqetësues dhe më i fundit që solli dhe protesta në të gjithë vendin ishte abuzimi në grup i minorenes në Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Ngacmimi seksual".