Siguria në raste zjarresh u testua përmes një simulimi në një shkollë të Gjirokastrës.

Mbrojtja civile, forcat zjarrfikëse dhe policia e kryen stërvitjen praninë e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, duke sjellë rëndësinë e ndërgjegjësimit për uljen e rasteve të zjarreve, foli për shtim të numrit të turistëve në muajt e kaluar të këtij viti.

Përgjatë sezonit veror, qarku i Gjirokastrës është një ndër më të prekurit sa u përket zjarreve, sidomos në zonat pyjore. Synimi i simulimit është për të ndërgjegjësuar banorët që të mos ndezin zjarre që mund të përhapen e të shkaktojnë dëme në njerëz e materiale.