Tepelenë, do shisnin 30 kg kanabis dhe një kallashnikov, 4 të arrestuar! Në pranga babë e bir që transportonin thasët me kanabis në makinë (EMRAT)

Tepelenë- Babë e bir, banues në fshatin Bënçë të Tepelenës u arrestuan pasi në makinën me të cilën po lëviznin u gjetën 3 thasë me kanabis. 

Operacioni i koduar “Monitorimi” u mor në  aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë” ku babë e bir po lëviznin me makinë. 

"në automjetin me drejtues shtetasin Ilir Dura dhe pasagjer shtetasin Franci Dura në urën e Bënçës, Tepelenë, u gjetën 3 thasë me rreth 30 kilogramë cannabis sativa, informoi sot policia 

Gjithashtu, u kap dhe Mehemet Mino, 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip "BMW", i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin Reshat Bakia, 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.

Të arrestuar 
Ilir Dura, 54 vjeç babai
Franci Dura, 19 vjeç i biri 
Mehmet Mino, 27 vjeç
Reshat Bakia, 27 vjeç

 

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar "Monitorimi”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. 

Operacioni, i kryer mbi bazën e inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH. 

Sekuestrohen 3 thasë me lëndë narkotike cannabis sativa (gjithsej 30 kilogramë), 1 armë zjarri, 3 automjete, 4 celularë dhe një shumë parash.  

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas (2 shtetasit që transportonin me automjet, lëndën narkotike, një shtetas që monitoronte rrugën ku do kalonte automjeti me lëndë narkotike dhe një shtetas tjetër që kishte në automjet një armë zjarri kallashnikov për ta shitur bashkë me lëndën narkotike). 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore në kuadër të operacionit policor të koduar “Monitorimi”, në  aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Ilir Dura, 54 vjeç dhe Franci Dura, 19 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bënçë, pasi në automjetin me drejtues shtetasin Ilir Dura dhe pasagjer shtetasin Franci Dura, në urën e Bënçës, Tepelenë, u gjetën 3 thasë me rreth 30 kilogramë cannabis sativa.    

Gjithashtu, u kap shtetasi Mehemet Mino, 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip "BMË", i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë. 

Në vijim të operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar edhe shtetasin Reshat Bakia, 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen.

Veprimet procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.  

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Torino s'i bën ballë Bolognas, frikë për mbrojtësin polak! Sot në fushë Napoli dhe Lazio

GOLAT/ Torino s'i bën ballë Bolognas, frikë për mbrojtësin polak! Sot në fushë Napoli dhe Lazio