Rreth 300 banorë në Golem të Gjirokastrës kanë zhvilluar sot një protestë në qendër të fshatit. Ata kërkojnë nga Bashkia që të ndërhyhet në sistemin e ujësjellësit dhe infrastrukturës rrugore, si dhe në energjinë elektrike, pasi sipas banorëve , prej vitesh mungojnë këto shërbime bazike. Protestës i është bashkuar edhe kryeplaku i fshatit, Alket Strofka i cili theksoi edhe njëherë nevojën për ndërhyrje në ujësjellës. Ai tha se fshati Golem është i shquar për blegtori dhe bujqësi dhe se mungesa e ujit u sjell shumë dëme fermerëve.
Një protestues është shprehur: "Nuk ka as mirëmbajtje të rrugës, as ujë, as drita. Ka 3-4 ditë që i fikin pa asnjë njoftim". Një tjetër thotë: "Shërbimet që shteti ndaj komunitetit janë zero. Zero mirëmbajtje rruge, zero mirëmbajtje ujësjellësi, zero mirëmbajtje të linjës së tensionit". "Problem të parë kemi rrugën automobilistike e cila nga Kolonja deri në Golem është 7 kilometra dhe është e shkatërruar", ka thënë një tjetër banor.
Gjithashtu banorët kërkojnë rehabilitimin e rrugës nga fshati Piacri deri në Golem , pasi ky aks është i ngushtë dhe i amortizuar, duke përbërë rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO