GJIROKASTER- Partia Demokratike çel fushatën në Gjirokastër. Para qytetarëve të këtij qarku janë prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se programi i kësaj force për 4 vitet që vijnë bazohet në iniciativën e lirë të qytetarëve, dhe tek përpjekjet e tyre për të punuar për një jetë më të mirë. Duke iu drejtuar qytetarëve të këtij qarku, Berisha tha se "pavarësisht grupeve me origjinë të ndryshme, grekë, romë, rumunë, etj, që jetojnë në Gjirokastër, ata kanë një ëndërr të përbashkët, ta shohin Shqipërinë europiane".
“Rumunë, romë, grekë që jetoni në Gjirokastër, programi ynë bazohet në aspiratën tuaj. Pavarësisht nga origjina etnike, keni të përbashkët ëndrrën për Shqipërinë europiane”,- tha Berisha.
Berisha tha se programi i Partisë Demokratike synon krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.
BERISHA-EMIGRANTEVE: INVESTONI NE SHQIPERI, 3-5 VITE PERJASHTOHENI NGA TAKSAT
Duke përmendur investimet e bëra në rrugë, shkolla, ujësjëllësa dhe qendra shëndetësore, kreu i qeverisë, u ndal edhe tek lehtësirat e krijuara për biznesin. Berisha tha se edhe për 4 vitet e ardhshme programi i PD-së parashikon përjashtimin nga taksat për 3-5 vite për emigrantët që investojnë në Shqipëri.
“Ne besojmë te liria juaj. Ne i japim mbështetje të madhe bizneseve, bujqësisë dhe mbi të gjitha punësimit. Emigrantët shqiptarë kudo që janë i ftoj të vijnë në Shqipëri, të investojnë në vend 3 deri në 5 vjet pa asnjë taksë. Kthehuni vëllezër dhe sillini ato kursime në vendin tuaj”, tha Berisha.
Ndërkaq, Berisha ka premtuar gjithashtu ulje të madhe të TVSH-se për hotelerinë brenda një harku kohor shumë të shkurtër.
BERISHA: RAMA KA BLLOKUAR VOTIMIN E LIGJEVE
Duke akuzuar kreun e Partisë Socialiste për mohime të veprave të ndërtuara e rindërtuara në vend, Berisha tha se Rama ka bllokuar votimin e tre ligjeve dhe ka votuar kundër investimeve në vend.
“Ju garantoj se është në autobus, nesër do ju thotë se nuk i ka bllokuar ligjet. Nesër do ju thotë se ai dhe grupi i tij parlamentar nuk kanë votuar kundër ligjit të rritjes së pagave dhe pensioneve, nuk kanë votuar kundër restaurimit të Gjirokastrës, nuk kanë votuar kundër investimit të rrugëve. Është mësuar të thotë 'ç’më duhet mua, unë jam në autobus'”, tha Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com