GJIROKASTËR- Pas lajmit për dëmtimin e objektit historik të njohur si « Gjashtëkëndëshi » në qëndrën e pazarit ka ardhur edhe reagimi i ministrisë së Kulturës.Ajo sqaron se nuk kemi të bëjmë me shëmbje apo rënie të fasadës por ky dëmtim vjen si pasojë e ndërhyrjes në objekt, ku, çatia është mbuluar me rrasa guri, që kanë rënduar mbulimin.
Në gjendjen e sotme kjo ka shkaktuar dëmtim të trarëve mbajtës dhe të pllakave të çatisë.Gjithashtu vërehet se elementë drusorë të perdorur ne konstruksionin e çatisë janë jo të përshtatshëm për çatinë gjirokastrite.
Në kushtet emergjente masat e para të marra nga DRK-Gjirokastër janë drejtuar në përforcimin e strukturës, në ndrrimin e skemës statike të çatisë, si dhe përforcimi i strukturës me ngritjen e skelerisë, në vendosjen e kollonave të drurit, shkarkimi i një pjese të ngarkesës në dyshemenë e betonit, restaurim i vitit 2009.Me ndërhyrjen e fundit në datat 17 dhe 18 gusht 2015 nga specialistët e DRKK-Gjirokastër u arrit të stabilizohet qëndrueshmëria e çatisë dhe objekti mund të quhet i sigurt. –shkruan ministria në reagimin e saj
Objekti është pjesë e projektit të bashkepunimit me një agjenci turke që mundëson ndërhyrjet fizike për mirëmbajtjen e monumenteve historike dhe kulturore në qendrën historike të Gjirokastrës, në zbatim të rekomandimeve të UNESCO.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com