Gjirokastër – Banesat e dy vëllezërve janë përfshirë nga flakët këtë pasdite, në lagjen “Manalat i dytë”.
Dy banesat, të cilat ishin në pronësi të shtetasve me inicialet Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër) janë djegur plotësisht.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Lajmi në përditësim....
Komento