Gjirokastër, drogë në makinën mbi
karrotrec, kapen greku e delvinjoti

Gjirokastër, drogë në makinën mbi<br />karrotrec, kapen greku e delvinjoti
GJIROKASTËR – Një sasi prej 16.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga Policia e Gjirokastrës në automjetin e një shtetasi grek, ndërsa në pranga ka rënë edhe një delvinjot.
 
Panagiotis Katsaros dhe Adriatik Ogiçi udhëtonin me makinën tip Peugot me target IPP 9497, në pronësi të  grekut, ndërsa gjatë një kontrolli të bluve të Gjirokastrës rreth orës 23:00 në aktin Gjirokastër-Derviçan, iu zbulua e fshehur lënda narkotike. Marijauna ndodhen në shasi dhe u gjet e ndarë në 31 pako të mbeshtjella me natriban, gjithsej 16.5.
 
Postblloku i policisë ndaloi automjetin ndërsa transportohej me karrotrec në drejtim të Sarandës pasi mjeti i shtetasit grek dhe shqiptarit që ishte pasagjer, kishte pësuar një defkt rrugës. Sipas policisë së Gjirokastrës, lënda narkotike dyshohet se është blerë në Fier, ndërsa arrestimi i Katsaros dhe Ogicit u bë në kushtet e flagrancës.  

droge
(Në foto: Droga e sekuestruar nga Policia në Gjirokaster) Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet