Gjirokastër/ Florian Taçi mbetet në burg, pas paraqitjes së provave u dha masa për ish-kreun e Kadastrës
Ish kreu i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi
Ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi mbetet në burg. Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër ka vendosur ditën e sotme që Taçi të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së lartë në Tepelenë.
Seanca e sotme e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një ore e gjysmë ku prokurori Gazmend Frëngu ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës ish-hartografit të Kadastrës.
Provat shkresore e materiale të servirura nga prokurori Frëngu paraqitën sesi Taçi dhe Memisha të dy së bashku kanë cënuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësore në qindra raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme.
Pas paraqitjes se provave nga prokurori Frëngu, avokatet Piro Boboli për Florian Taçin dhe Arben Pasho për Alban Memishen patën kerkuar arrest shtëpie.
Ndërsa pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë më pas vendimin që le në burg pa afat ish kreun e Kadastres, Florian Taçi dhe bashkëpunëtorin e tij Alban Memishaj.
Taçi është arrestuar më 28 shkurt të këtij viti në një operacion të përbashkët mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.
G.K/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
69.5%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë
20 Janar, 11:25
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44