Gjirokastër-Një 31 vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar, kurse i vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi goditën me sende të forta një person.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe babai i tyre, 55 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë raportohet se 41-vjeçari është dëmtuar lehtë.
Gjatë kontrolleve në banesën e dy vëllezërve blutë sekuestruan 240 gramë kanabis sativa dhe 2 mjete prerëse (shtiza artizanale), që i posedonte pa leje babai i tyre.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Xh., 31 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë.
Gjatë kontrollit në banesën e vëllezëve, u gjet e fshehur dhe u sekuestrua sasia 240 gramë cannabis sativa. Gjithashtu, u gjetën 2 mjete prerëse (shtiza artizanale), që i posedonte pa leje babai i tyre, shtetasin I. Xh., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.