Gjirokastër/ I sekuestrohen biznese, magazina dhe tokë truall një personi, dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale

Gjirokastër/ I sekuestrohen biznese, magazina dhe tokë truall një personi, dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale

Prokuroria e Gjirokastrës

GJIROKASTËR- Me kërkesë të Prokurorisë së Gjirokastrës një personi i janë sekuestruar biznese, tokë truall dhe magazina, pasi ka dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale. 

Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestruara kanë qenë të personit me inicialet D.A, i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve.

Gjatë procedimit pasuror u identifikuan pasuritë e paluajtshme si tokë truall, lokal dhe magazinë, fushë mini futbolli dhe autoveturë “Mercedes Benz”, blerja e të cilave sipas prokurorisë nuk justifikohet me të ardhurat e këtij personi dhe të familjarëve të tij.

‘Bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe në kuadër të hetimit të procedimit pasuror nr.2, viti 2019, nga hetimet paraprake të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër, rezultoi se ky shtetas nuk justifikon pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme me të ardhurat dhe burimet financiare. Ndërsa rezulton se ka dyshime të bazuara në indicie për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup i strukturuar kriminal, si dhe për kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 283, 283/a dhe 284/a të Kodit Penal’, thuhet në njoftim.

Pasuritë e sekuestruara:

-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 350m2, në qytetin Gjirokastër

-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1500m2 dhe ndërtim 23 m2 në Lazarat, Gjirokastër

-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 450 m2, në Grehot, Gjirokastër

-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 1646 m2 në Grehot, Gjirokastër

-Pasuria e llojit “Arë” me sipërfaqe 7000 m2 në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër

-Objekt tregtie sipërfaqe e zënë 6500 m2, ndërtuar në vitin 2005 fshati Kordhocë, Lazarat

-Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 fshati Kordhocë

-Fushë mini futbolli me sip. 500 m2 dhe ndërtesë një kat me sipërfaqe 37.2 m2, ndërtuar në Lazarat

-Autoveturë “Mercedes Benz”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Romë/ Shpërthim në lagjen Monteverde, shembet një pallat! Po kërkohen persona nën rrënoja, nxirret i gjallë një skocez me djegie në 70% të trupit

Romë/ Shpërthim në lagjen Monteverde, shembet një pallat! Po kërkohen persona nën rrënoja, nxirret i gjallë një skocez me djegie në 70% të trupit