Gjirokastër- Një 67- vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, 67-vjeçari me inicialet B. Q, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 1 vit e 8 muaj burg.
‘Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin Operacional, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"’, njoftoi sot policia.
![]()
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë personin me inicialet Sh. S., 37 vjeç, banues në Libohovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën "18 Shtatori", automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.comKomente

