GJIROKASTËR – 7 nxënës të një gjimnazi në Memaliaj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka kryer testin, rezultoi pozitiv.
Në të tilla kushte, tamponi u është marrë dhe nxënësve të tjerë ku shumica kanë rezultuar pozitivë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Kjo ka sjellë mbylljen e klasës së 11 të këtij gjimnazi përkohësisht deri në shërimin e plotë të tyre.
Nuk dihet ende nëse është prekur ndonjë pjesëtar i stafit.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)