GJIROKASTER - Në Gjirokastër vetë OSHEE dhe nënstacioni elektrik është debitor, por jo për energjinë, por për ujin e pijshëm. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Dashmir Qeli për herë të parë deklaron institucionet shtetërore të cilat janë debitore për ujin e pijshëm.
Drejtori në listën e debitorëve pas nënstacionit elektrik në Gjirokastër rendit Drejtorinë e Policisë Kufitare, Repartin Ushtarak, Qendrën e Trajtimit të Studentëve, Komunë Antigone dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Sipas drejtorit Dashamir Qele këto institucione duke filluar nga 8-10 muaj nuk kanë paguar faturat e ujit të pijshëm. Mësohet se vlera e debisë së tyre konsiderohet në disa milionë lekë ç’ka për ndërmarrjen e ujësjellësit, është një shumë e konsiderueshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO