GJIROKASTER - Kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë, Hazbi Kasaj, i njohur për fushatë-mallkimet e tij, ka risitë e radhës në qarkun e Gjirokastrës ku kandidon. Këtë radhë ai ka propozuar legalizimin e hashashit në vend dhe pushkatimin e atyre që bëjnë vrasje.

Në fushatat e mëparshme ai u bë i njohur për mallkimin se "ai që nuk më voton mua, i daltë kanceri në grykë” dhe atë të pak ditëve më parë: “Ata që nuk më japin votën, u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)