Gjirokastër, konstituohet Këshilli 
 i Qarkut, përjashtohet ish-kreu

Gjirokastër, konstituohet Këshilli <br /> i Qarkut, përjashtohet ish-kreu
GJIROKASTËR- Armand Hila është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut në Gjirokastër përballë Sulo Muçobegajt. Mbledhja e konstituimi i Këshillit të Qarkut Gjirokastër është shoqëruar me debate.
 
Shkak ka qenë mosrikandidimi i ish-­kryetarit të këtij qarku Sulo Muçobegaj. Vetë Muçobegaj tha se fatkeqësisht nuk u arrit në një marrëveshje me aleancën e majtë për rikandidimin e tij për kryetar qarku, post për të cilin u vendos të kandidonte Armand Hila.
 
Pas debateve me këshilltarët, Muçobegaj propozoi emrin e tij për postin e kryetarit. Në përfundim të votimit Hila u shpall kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër me vetëm 1 votë më shumë kundrejt ish­kryetarit Muçobegaj që mori 11 vota nga 23 të tilla në total.

Vetëm dy orë më vonë grupi i këshilltarëve të këtij qarku vendos të përjashtojë nga ky grupim ish­kryetarin e këshillit të qarkut Gjirokastër dhe kandidatin e
vetëpropozuar për këtë post, Sulo Muçobegaj, për shkak të shkeljes së një vendimi politik, siç është ai i përcaktimit të postit të kryetarit të Këshillit të Qarkut.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon