Heshtja nuk është gjithmonë qetësi. Shpesh ajo kthehet në strehën ku fshihen dhuna, frika dhe mungesa e reagimit.
Pikërisht këtë realitet solli në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër drama “Kur mungon fjala”, e interpretuar nga studentët e Universitetit “Eqrem Çabej”.
Përmes historisë së Verës, një vajzë te re që përballet me dhunën dhe paragjykimin brenda familjes, shfaqja trajtoi një fenomen që vijon të prekë shumë gra dhe vajza.
Shkruar nga Liljana Shanto, drama u realizua nga regjisori Marsias Lila që punoi për disa muaj me studentët.
Interpretimi i studentëve i dha dramës një dimension të veçantë emocional.
Duartrokitjet e publikut nuk vlerësuan vetëm interpretimin e aktorëve amatorë por dhe mesazhin e veprës se ‘përballë dhunës, heshtja nuk është asnjëherë zgjidhje’.
Komente




