Një aksident rrugor është shënuar sot në Gjirokastër-Tepelenë. Një makinë e Policisë Kufitare të Kakavijës është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë i aksidentit ka mbetur i plagosur shefi i sektorit të Policisë Kufitare të Kakavijës dhe drejtuesi i mjetit tjetër të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.
“Sot, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në vendin e quajtur "Grehot", janë përplasur automjeti i policisë me drejtues shtetasin A. M., (oficer policie në DVKM Gjirokastër) dhe automjeti me drejtues shtetasin P. T.. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit.