Merr flakë një automjet, i cili po udhëtonte nga fshati Dhoksat, Njësia Administrative Lunxhëri, në drejtim të Gjirokastrës.

Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje ku u konstatua se automjeti, autoveturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët.

U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit. Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.

Për pasojë automjeti u dogj plotësisht.