Gjirokastër, masat për zjarret/PMNZSH: Hidrantët të papërshtatshëm për furnizim

Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe e Shpëtimit ka kryer këto ditë para motit të thatë, inspektim të hidranteve në pjesën e poshtme të qytetit të Gjirokastrës.

Inspektimet ndërmerren para sezonit të verës dhe për të kontrolluar gatishmërinë e tyre në rastet emergjente. Një problem për këtë është vrejtur në një nga lagjet e qytetit të gurt pasi hidrantet janë vendosur të papërshtatshëm për furnizimin me ujë.

Firma që ndërtoi rrjetin e brendshëm të Ujësjellësit të ri të Gjirokastrës, nuk ka instaluar instrumentet e nevojshme ndërkohë që kjo lihet për detyrë për javët e ardhshme.

Kujtim Bizhga komandant PMNZSH ka kërkuar që në lagjet e sipërme hidrantet të jenë mbitokësorë pasi kështu janë dhe praktikë dhe kanë mundësi të përdoren edhe nga qytetarët në rastet ku ka zjarre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj