GJIROKASTËR-Një 34-vjeçar nga fshati Mashkullorë i Gjirokastrës është vendosur në pranga, ndërsa nëna e tij 56-vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë pasi në banesën e tyre u gjetën të mbjellë në kubikë, 128 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Lënda narkotike u asgjësua, thuhet në njoftimin e policisë.

Kapja e tyre u në në kuadër të operacionit të koduar “Befasia".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër.