Gjirokastër, mbyllen 18 shkolla 9 vjeçare, drejtoresha arsimore: Nisma ndërmerret për centralizimin në bazë rajonesh

18 klasa kolektive janë mbyllur në qarkun e Gjirokastrës. Mbyllja e këtyre klasave në fshatra ka ardhur si pasojë e numëri të vogël të nxënësve. Për kreun e DAR në Gjirokastër, Lindita Rova, kjo nismë ndërmerret në kuadër të centralizimit të shkollave, duke i përqëndruara sipas njësive administrative.

Numrin më të madh të klasave që ju vihet dryni këtë vit të ri shkollor e ka Tepelena me 9 të tilla, të përqëndruara kryesisht në zonat malore. Ndërsa 6 të tjera janë mbyllur në Përmet dhe 3 në Gjirokastër.

Një nga projektet që ka marrë ministria e arsimit, është projekti i  rajonalizimit të institucioneve arsimore.  Në kuadër të projektuit të realizimit ne po analizojmë 3 klasa kolektive, të cilat shkojnë repsektivisht pranë shkollave në qendër të njësisë administrative.

Kreun i DAR, Lindita Rova 

Përqëndrimi i nxënësve në një shkollë të vetme synon kujdes më të veçantë ndaj nxënësve dhe cilësi në mësimdhënie . Por, pavarsisht kësaj, akoma nuk është bërë e qartë se kush do ta sigurojë koston e transportit, ku deri një vit më parë mbulohej nga ministria Arsimit dhe shpesh është shoqëruar me protesta nga ana e prindërve, për shkak të pakorrektësisë me pagesat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë