Gjirokastër/ Me 10 emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga 56-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal (EMRI)

GJIROKASTËR- Muhmet Kraho, 56-vjeçari nga Berati, ka rënë sot në pranga pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe iu gjetën në makinën që drejtonte tip "Peugeot" 10 emigrantë të paligjshëm.

56-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar teksa ishte dukë  lëvizur, dhe në vend të kësaj ai u largua me  shpejtësi, por pas disa minutave ndjekje u bë e mundu kapja e tij në vendin e quajtur "Ura e Luftinjës”, në aksin nacional, në qytetin e Tepelenës.

Gjatë kontrollit të makinës, atij iu gjetën 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilat ai po i transportonte kundrejt fitimit. U sekuestrua makina dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të Muhamet Krahos  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?