Gjirokastër/ Morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë paratë, 2 të arrestuar

Gjirokastër/ Morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë paratë, 2 të arrestuar

Foto ilustruese

Gjirokastër- Dy persona në qytetin Gjirokastrës janë vendosur në pranga pasi akuzohen se morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë një shumë parash.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore”, informoi sot policia.

Pas hetimeve intensive blutë e Gjirokastrës arrestuan një 45 vjeçare dhe një 38 vjeçar:

L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani

Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani