GJIROKASTËR- Një 44-vjeçar është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka kryer manovra të rrezikshme me makinën tip ‘Benz’, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve përreth.
Pasi u konstatua nga efektivët, ai nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Më vonë forcat policore kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe për pasojë është arrestuar.
44-vjeçari është identifikuar me inicialet J. H. Dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.