Gjirokastër - Punonjësit e Policisë së Gjirokastrës i janë përgjigjur pozitivisht nismës së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare. 

Rreth 30 punonjës policie janë bërë pjesë e kësaj nisme vullnetare, për t’i ardhur në ndihmë bankës së gjakut në Gjirokastër. Ata i kanë bërë apel grupeve të tjera sociale që të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë njerëzish.


Mungesa e gjakut ka krijuar shumë probleme në bankën e gjakut në Gjirokastër, ndërsa kërkesat për këtë lëng jetik, të sëmurët i marrin zakonisht nga familjarët e tyre.

(v.gj/shqiptarja.com)