Pas Tepelenës dhe Përmetit, turi "Festivali i Sigurisë Rrugore" është ndalur këtë herë në Gjirokastër.
Njohja e rregullave të qarkullimit dhe sigurisë rrugore nga fëmijët ishte fokusi kryesor i këtij organizimi në një kohë kur muajt e fundit janë rritur shifrat aksidenteve në shkallë vendi.
Ina Haveri, drejtore pranë Zyrës së marrdhënieve për publikun nënvizoi rëndësinë e shtimit të aktivitete të tilla për rritjen ndërgjesimit tek të rinjtë.
‘Kanë bërë aktivitete interactive, pra jo thjesht si aklimi me dy rrota të rrugës, të pengesave së bashku me trajnerët tanë, kanë proceduar duke shpjeguar të gjithë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllimin e vetëm që sot janë fëmijë e t\ju rrënjosen të gjitha rregullat për më vonë’- tha Ina Haveri, drejtore pranë Zyrës së Marrdhënieve me publikun.
Vetë fëmijët thonë se përmes këtij aktiviteti kanë arritur të mësojnë me shumë lidhur me sigurinë rrugore.
‘Kam mësuar për rregullat e sigurisë rrugore dhe të shikosh në qoftë se ka makina kur kalojmë në rrugë’, shprehet një nga fëmijët.
“Mësova që gjithmonë duhet të shikojmë semaforin kur është i kuq, jeshil, ose i verdhë. Mësova që gjithmonë duhet të kalojmë tek vijat e bardha ose të kemi kujdes kur kalojmë në mes të rrugës se mund të bëhet aksident dhe nuk duhet të mbajmë telefon në makinë”.- tha një tjetër.
Edhe pse janë ashpërsuar masat për shkelësit, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka ardhur duke u rritur, ku vetëm gjatë muajit qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor të një viti më pare.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.2%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dropull/ Makina merr flakë në ecje në Gjirokastër-Kakavijë, shoferi shpëton për mrekulli! Ja shkaku i dyshuar sipas Policisë
25 Mars, 19:05
-
Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë! Klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne
25 Mars, 07:30
-
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
24 Mars, 22:01
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)
24 Mars, 20:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
24 Mars, 13:54
-
Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie
22 Mars, 11:29
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike
21 Mars, 16:33
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 67- vjeçari
21 Mars, 15:12