Gjirokastër, nxënësit pa ngrohje:
Bashkia nuk solli lëndë djegëse
Nxënësit e shkollës së gjuhëve të huaja "Pandeli Sotiri" në qytetin e Gjirokastrës, mësojnë në kushte mjaft të vështira si pasojë e temperaturave ekstreme të ulta.
Në këtë shkollë, mësojnë kryesisht nxënës të ciklit të mesëm dhe 9-vjeçar të gjuhës greke dhe më së shumti ata janë ankuar këto ditë të ftohta, për mungesën e ngrohjes nëpër klasa.
Nxënësit e shkollës së gjuhëve të huaja "Pandeli Sotiri" në qytetin e Gjirokastrës, mësojnë në kushte mjaft të vështira si pasojë e temperaturave ekstreme të ulta.
Në këtë shkollë, mësojnë kryesisht nxënës të ciklit të mesëm dhe 9-vjeçar të gjuhës greke dhe më së shumti ata janë ankuar këto ditë të ftohta, për mungesën e ngrohjes nëpër klasa.
Ndonëse kaldaja është funksionale, ajo nuk është vënë në punë pasi mungon lënda djegëse. Bashkia nga ana e saj e cila është përgjegjëse për garantimin e sistemit të ngrohjes nëpër shkollat e qytetit, nuk është përgjigjur fare ndaj kërkesave të këtij komuniteti nxënësish minoritarë të cilët i luten kryetares së bashkisë, të ketë vëmendje ndaj tyre.

Shqetësimin e tyre, e ka mbështetur edhe drejtori i shkollës Pandeli Papa.
Ky i fundit shprehet se Bashkia e Gjirokastrës, ka dhënë një sasi prej 30 litrash nafte për ngroghje gjë që është e barabartë për një ngrohje minimale një ditore, ndërkohë që sasia duhet të jetë dhjetëfish për të garantuar një ecuri të mësimit normal për të paktën 10 ditë.
Rasti i shkollës "Pandeli Sotiri", nuk është i vetmi në Gjirokastër, pasi të gjitha shkollat në qytet, janë të ekspozuara karshi të ftohtit të këtyre ditëve, pasi nuk kanë lëndë ngrohëse.
Nga ana e saj Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka dashur të prononcohet për këtë problem.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3761
Lajme të tjera
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që punojnë në mënyrë të ndershme, por që janë pa viza
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51
-
Zgjedhjet vendore, Meta takim me qytetarët e Tiranës: Kostoja e jetesës e papërballueshme, më 14 maj fillon ndryshimi
25 Mars, 10:51
-
Parandalohet vjedhja me armë në Lushnjë, 3 në kërkim! Rrezikuan jetën e efektivëve të policisë kur u arratisën
25 Mars, 10:49
-
Pas Big Brother, Maestro flet për herë të parë për periudhën e errët në jetën e tij
25 Mars, 10:36