Gjirokastër/ Përplasi ‘Mercedezin’ dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 25-vjeçari nga Kukësi

Gjirokastër/ Përplasi ‘Mercedezin’ dhe u largua nga vendngjarja, në pranga 25-vjeçari nga Kukësi

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia Rrugore pasi dyshohet është përplasur me automjetin tip "Mercedes Benz".

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”.

Njoftimi i policisë:

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. C., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 02.07.2024, në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, automjeti tip "BMË" që drejtonte është përplasur me automjetin tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin A. Sh.   

Shtetasi E. C. është dëmtuar nga aksidenti, por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, dhe është larguar pa u kyer veprimet procedurale nga Policia.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë