KAKAVIJE – Prej dy orësh pika doganore në Kakavijë është bllokuar. Shkak mësohet se është bërë prishja e sistemit kompjuterik nga pala greke.

Njoftimi është bërë i ditur nga vetë policia kufitare, ku kreu i saj Admir Abrija po negocion me palën greke për rregullimin e problemit dhe kthimit në normalitet të situatës në Kakavijë.

Qytetarë të shumtë dhe dhjetëra automjete të vendosura në radhë të gjata prej mëse dy orësh presin në doganë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të mundësoshet rregullimi i sistemit kompjuterik nga ana e palës greke në pikën kufitare të Kakavijës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)