Gjirokastër/ Pjesë e organizatës që trafikoi 8,4 tonë drogë drejt vendeve të BE-së, arrestohet i dënuari me rreth 7 vite burg! U dënua më 2020-ën (VIDEO)

Gjirokastër- Një 47-vjeçar që kërkohej si pjesë e një organizate kriminale që trafikoi 8,4 tonë drogë drejt vendeve të BE-së është arrestuar sot (8 Shkurt) në një operacion të koduar "Wanted", teksa qëndronte prej shtatë vitesh në kërkim.

Ai ishte i dënuar me rreth 7 vite burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe rreth 3 vite, vendim i dhënë nga Gjykata e Pogradecit më 2020. 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike në vitin 2018, teksa fshihej në zonën e 'Liqenit të Thatë" në Tiranë. Pas ndalimit iu dorëzua POlicisë së Korçës për vuajtjen e dënimit të mbetur.

Ndërhyrja u bë e bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, për llogari të Policisë së Gjirokastrës. Në 12 operacione antidrogë të organizuara atë kohë, u bë arrestimi i 66 personave.

Aksioni u krye nga Sektori Operacional, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve DVP Gjirokastër dhe Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë.

"Gjatë këtij operacioni u lokalizua në afërsi të zonës së quajtur "Liqeni i Thatë", Tiranë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. I., 47 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite e 8 muaj burgim (të cilit i ka mbetur për të vuajtur 2 vjet e 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal në vitin 2018 në trafikimin e lëndëve narkotike me shtetet e BE-së", njofton policia.

Në goditjen e këtij grupi kriminal në vitet 2017-2018, janë zhvilluar 12 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare konkretisht në Shqipëri, Greqi, Turqi, Maqedoni, Itali, ku janë arrestuar gjithsej 66 shtetas midis tyre të huaj dhe shqiptarë si dhe janë sekuestruar 8.4 tonë lëndë narkotike Cannabis Sativa, municione luftarake, automjete, telefona, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

47-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Policisë Korçë, me qëllim ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Pogradecit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump