Gjirokastër/ Plagosi me thikë një 38-vjeçar gjatë një konflikti! Shpallet në kërkim autori

Gjirokastër/ Plagosi me thikë një 38-vjeçar gjatë një konflikti! Shpallet në kërkim autori

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar, pasi ditën e sotme plagosi me thikë një 38- vjeçar gjatë një konflikti që ka ndodhur mes tyre.

Sipas policisë mësohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/ Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Partia gjermane e ekstremit të djathtë 'AfD' nominon Alice Weidel si kandidate për kancelare

Partia gjermane e ekstremit të djathtë 'AfD' nominon Alice Weidel si kandidate për kancelare