GJIROKASTËR- Arrestohet një bashkëpunëtor për plagosjen e ndodhur 1 ditë më parë. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi i:
Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.
Mësohet se ky person ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, K.Ll, i cili u shpall në kërkim, pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme proceduriale.
Komente
