2 të rinj, Enxhi Tabaku dhe Sirjano Vogli, të dy nga Kruja kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit duke i ndihmuar në këtë mënyrë në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Ata u kapën duke transportuar 9 emigrantët e paligjshëm nga vendet MENA në vendin e quajtur "Ura e Lumit", me një automjeti tip furgon.
Gjatë kontrollit në mjet u gjet një sasi kanabis ku si rezultat u arrestuan 2 emigrantëve që ndodheshin në furgon, 21-vjeçari Malik Afsan dhe 18-vjeçari Abdullah Muhamed nga Pakistani, pasi lënda narkotike u gjetën në çantën e tyre të dorës.
U sekuestruan automjeti, sasia e kanabisit, një shumë parash, si dhe 4 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".