Gjirokastër/ Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, u kishte marrë 200 euro secilit, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjçar, Amarido Pekmezi është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi me një mjet tip furgon ishte duke transportuar 9  emigrantë të paligjshëm, me qëllim që t’i siguronte kalimin e pa rregullt të kufirit.

Teksa i riu ishte duke lëvizur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, atij iu bë shenjë nga efektivët që të ndalonte pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë. Pas ndjekjes, 24-vjeçari u kap në vendin e quajtur “Gërhot", duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet