Gjirokastër/ Po zihej me një person, 33-vjeçari kundërshton policët që tentuan t'i ndanin, pas shoqërimit në Komisariat shkatërron kamerën e sigurisë

Gjirokastër/ Po zihej me një person, 33-vjeçari kundërshton policët që tentuan t'i ndanin, pas shoqërimit në Komisariat shkatërron kamerën e sigurisë

Komisariati i policisë në Gjirokastër

Një 33-vjeçar ka rënë në pranga e Policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë. I riu me inicialet O. C., banues në lagjen Cfakë, Gjirokastër, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, në lagjen "18 Shtatori", ka kundërshtuar policët të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.  Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, 33-vjeçari ka shkatërruar kamerën e sigurisë në dhomën e shoqërimit.  

Materialet në ngarkim të shtetasit O. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkatërrimi i pronës".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave