Gjirokastër, pranga inspektorit
Tatimor, mori 210 mijë lekë

GJIROKASTËR - Vihet në pranga një inspektor i hetimit tatimor në Gjirokastër, pasi u kap duke marrë lekë nga pronari i një biznesi.

Burime nga policia lokale, kanë bërë të ditur se, ditën e sotme në kuadër të operacionit “Skrapi”, është arrestuar Marion Hasanaj ndërsa janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dhe tre inspektorë të tjerë, me inicialet, T. B., F. Sh., F. Q.

Hasanaj është vënë në pranga për veprën penale “korrupsion pasiv i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Inspektori Marion Hasani eshtë arrestuar në flagrancë duke i marrë 60 mijë lekë, pronarit të një firme skrapi në Gjirokastër me qellim mos ndëshkimin me gjobë për mungesën e dokumentacionit.

Një ditë më parë i kishte marrë dhe 150 mijë lekë po këtij pronari të firmës dhe sot është vënë në pranga në flagrancë duke i marrë dhe 60 mijë lekë të tjera.

Policia tha se, gjatë këtij operacioni janë përdorur metodat speciale të hetimit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit (VIDEO)

Aksident në Bulqizë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit (VIDEO)