GJIROKASTËR - Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një 35-vjeçari, mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri.

Pas një konflikti të çastit, Bilbil Lluka ka qëlluar me armë drejt një 35-vjeçari me iniciale L.K por fatmirësisht nuk ka arritur ta plagosë.

Në momentin e konfliktit, Bilbil Lluka ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër me iniciale D.Sh.

Pas konfliktit, ata u larguan menjëherë nga vendngjarja. Policia i ka shpallur ata në kërkim teksa po punon ende për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.