TIRANE - Qindra besimtarë po i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Arkivoli me trupin e pajetë të Anastas Janullatos u vendos në orën 16:00 në katedralen “Ngjallja e Krishtit’ ku do të jetë dhe banesa e tij e fundit. Kortezhi me priftërinj shoqëroi arkivolin, ndërsa të shumtë ishin besimtarët që kishin dalë në rrugë për t'i dhënë lamtumirën. Kambanat e vajit binin gjatë gjithë kortezhit ndërsa në sfond ishte dhe muzika funebre.
Dy ditë homazhe
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” homazhet do të jenë për dy ditë, ndërsa të enjten e 30 janarit do të mbahet ceremonia e varrimit ku pritet të jenë përfaqësues më të lartë të kishës ortodokse nga e gjithë bota, por dhe një delegacion nga Vatikani dhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis me 5 ministra.
Hyrja në tokën shqiptare
Kryepeshkopi Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë ku ishte i shtruar prej 3 janarit.
Pas homazheve në Mitropolinë e Athinës, arkivoli me trupin e pajetë të Anastasit mbërriti në Shqipëri mëngjesin e sotëm (28 janar). Pas një udhëtimi më shumë se 20 orësh përmes Greqisë, trupi i Kryepeshkopit Anastas hyri në tokën shqiptare rreth orës 09:00 përmes pikës kufitare të Kakavijës ku ishte organizuar një ceremoni nderimi nga autoritetet greke. Ndërsa në tokën shqiptare në Kakavijë qindra besimtarë,mes tyre dhe fëmijë kishin dalë për t’I dhënë lamtumirën me degë dafina në duar, si një simbol që sjell paqe dhe aromë mirësie.
Më pas kortezhi që shoqëron trupin e Kryepeshkopit Anastas u nis drejt Gjirokastrës, ku u zhvillua një meshë përshpirtjeje në oborrin e katedrales së qytetit. Kortezhi vijoi me nderimin në disa kisha ortodokse të vendit deri në Tiranë ku dhe pasditen e 28 janarit u vendos në katedrale.
Ceremonia
Në ceremoninë mortore paraditen e 30 janarit, priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.
Report Tv ka mësuar gjithashtu se është konfirmuar pjesëmarrja e Patriarkut të Konstandinojës, Bartolomeu; Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, Drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.
Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos do të përcillet të enjten për në banesën e fundit në Tiranë, pikërisht në një kriptë të posaçme, në ambientet e Katedrales Ngjallja e Krishtit në kryeqytet, një amanet i lënë prej tij.
Kisha ortodokse është sot në ditën e katërt të zisë kishtare nga 5 të tilla që vendosi Sinodi i Shenjtë në mbledhjen mbledhjen e jashtëzakonshme. Në po të njëjtën mbledhje u vendos si kujdestar i fronit Mitropoliti i Korçës, Joani, deri sa në krye të Kishës të zgjidhet pasuesi i Janullatosit.
Ringjalli kishën ortodokse në Shqipëri
Për herë të parë në Shqipëri, Anastas Janullatos mbërriti më 16 korrik 1991. U fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, plot 33 vite më parë në moshën 63-vjeçare duke i rezistuar referendumit të vitit 1994 ku qeveria e atëhershme futi në projektligj një nen që i ndalonte udhëheqësit fetarë me nënshtetësi të huaj të ushtronin detyra fetare. Me 6 nëntor Referendumi u rrëzua me votë popullore. Për Shkëlqesinë e tij ardhja në Shqipëri ishte pjesa e tretë e tri periudhave të jetës.
Arriti të ringrinte nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Katedralja Ngjallja e Krishtit, e vendosur në qendër të Tiranës është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë është një ndër dhuratat e Hirësisë së tij për popullin shqiptar.
Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit Anastas, të enjten më datë 30 janar, ora 11:00.
Konfirmohen edhe pranitë e Patriarkut të Konstandinojës, Bartolomeu; Patriarku i Izraelit Theofili i III i Jerusalemit; Patriarku i Athinës Jeronimi; Patriarku i Qipros, Patriarku i Aleksandrisë; Patriarku i Bullgarisë; Patriarku i Rumanisë
Delegacion i gjerë nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin.
Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, Drejtues të “Saint Rgidio”; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.
a kishte femije janullatosi....kam degjuar qe ka pasur nje djale.....//
PërgjigjuBoo arkivoli i hapur qe te duket qe esht grek
PërgjigjuPeshkopi qe mallkoj gjuhen Shqipe. I dhuroj ikonen e shen meris Bejlerit.
Përgjigju