Gjirokastër, Rama: Do t'i lirojmë
robërit e shesheve të Saliut

Gjirokastër, Rama: Do t'i lirojmë<br />robërit e shesheve të Saliut
GJIROKASTER - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar sot në Gjirokastër, kandidatët e këtij qarku. Përmes një entuziazmi befasues të shumë të rinjve të mbledhur në shesh krahasuar me takimet e tjera, ai tha: "Drejtuesit e shkollave janë përpjekur shumë të ushtrojnë të gjithë presionin e pushtetit për t’i mbajtur larg këtij shteti, votuesit e parë, por ja që përgjigjen më të mirë e kanë marrë nga ky shesh i mbushur me kaq shumë të reja e të rinj. Sheshet tona mbushen nga lumi i qytetarëve, ndërsa sheshet e Saliut nga turmat e robërve, që ne do t’i çlirojmë më 23 Qershor."  Kandidatët e PS-së në Gjirokastër janë: Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli, Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi.

RAMA: KURRE ME DREJTORE SHKOLLASH QE BEJNE PRESION MBI NXENESIT E RROGTARE QE HIQEN ZVARRE NE MITINGJE

Duke vërejtur të rinjtë e mbledhur në Sheshin e Çerçizit, Kryetari i PS-së, Edi Rama, theksoi: "Gjithë ky entuziazëm tregon se ju jeni gati për t'i dhënë Rilindjes një fitore historike në këtë qark. Pas fitores së 23 Qershorit, ata do të marrin përgjigjen tjetër për sjelljen e tyre të paligjshme, kriminale, ndaj të rinjve që votojnë për herë të parë dhe që në 23 Qershor do të bëhen pjesë e asaj fitoreje që do ta ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë dhe shkollën.

Kurrë më drejtorë shkollash që bëjnë presion mbi nxënësit dhe mësuesit, kurrë më rrogtarë të këtij shteti, që merren zvarrë nëpër mitingje të pushtetit apo koncerte kundër opozitës. Ky është ndryshim i madh. Sheshet tona mbushen nga lumi i qytetarëve ndërsa sheshet e Saliut nga turmat e robërve që ne do t’i çlirojmë më 23 Qershor", - theksoi kryetari i PS-së.

“UNË E DI UNE E DI SE ÇFARË DO T’I THONI JU SALIUT ME VOTË…”

Më pas, duke iu drejtuar shtresave të ndryshme shoqërore, Rama tha:

"Nuk e di çfarë do t’u thotë Saliu atyre fermerëve, emigrantëve,që ikën jashtë vendit duke mos patur perspektivë, por di ama se çfarë do t’i thonë qytetarët e Përmetit dhe të Tepelenës, Saliut dhe qeverisë së tij më 23 Qershor.

Nuk e di çfarë do t’u thotë Saliu tregtarëve të vegjël të Gjirokastrës, që janë në prag të falimentimit, por di se çfarë do t’i thonë ata kur në 23 Qershor me votën e tyre do të heqin taksën e biznesit të vogël, të tatimit të fitimit".

Kreu i PS-së e mbylli fjalën e tij duke shprehur besimin e madh se më 23 Qershor, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, do të jenë në krah të PS-së dhe Aleancës së majtë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!