Gjirokastër, Rama ish-drejtorit të
hipotekës: Se dhe dorëheqjen ti?

Gjirokastër, Rama ish-drejtorit të<br />hipotekës: Se dhe dorëheqjen ti?
Kryeministri Edi Rama u ndal sot, në vijim të turit të dëgjesave, në qytetin e Gjirokastrës.

Pas ankesës së një qytetareje se nuk arrinte të merrte dot pronën e saj prej 25 vitesh, Rama i ka kërkuar llogari  ish-drejtorit të hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabinë, i cili dha dhe dorëheqjen ditën e sotme.

“Ku është drejtori i hipotekës, ti je drejtori hipotekës, nuk  e dhe dorëheqjen? Na e shpjego pak”, tha Rama.

Ndërsa Karabina u përgjigj se banorja nuk kishte kontratë privatizimi.

Pasi dëgjoi ankesat e qytetarëve Rama mori fjlaën duke thënë se këto probleme zgjidhen vetëm mes një koalicioni të përbashkët mes qeverisë dhe popullit.

Ai përmendi dhe një herë se do të bashkojë aluiznin dhe hipotekat duke bërë një zyrë të vetme.

"Administrata ka njerëz të ndershëm por edhe grabitqarë që duhen shkulur që aty.
Këta nuk luftohen dot as nga ju as nga ne por nga ne dhe ju së bashku, nëse ne arrijmë që çdo njeri i zakonshëm që duan të bëhen anëtarë të koalicionit. Duhet dhe do të reformojmë sistemin sepse 95% e çështjeve nuk janë buxheti por shteti, çështje njerëzish, shkresash. Ne do ti bashkojmë në një aluiznin, hipotekat dhe njerëzit do kenë vetëm një derë”
, tha Rama


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë