Eshtrat e 20 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke janë rivarrosur në Manastirin e Shën Nikollës në Këlcyrë përmes një ceremonie të organizuar nga Ambasada greke dhe Konsullata greke në Gjirokastër paraditen e kësaj të mërkure.

Prezente në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të ushtarëve ishte dhe ambasadorja greke në Shqipëri Sofia Filipidhu dhe konsulli grek i Gjirokastrës Lambros Kakkisis. Ceremonia ka nisur me një meshë në përkujtim të tyre.

Eshtrat e ushtareve greke janë gjetur në parcelën e hapur që në janar të vitit 2018 në fshatin Dragot të Tepelenës, ku numri i përgjithshëm i ushtarëve të zhvarrosur është 450, ndërkohë në Manastirin e Këlcyrës janë 970 varre.

1581514675_1581514653grek.jpg

1581514690_1581513957grek.jpg